SUEDIA

Ibra ftohet për ndeshje ndaj Kosovës
28 September, 2021 @12:33
Suedia ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese të tetorit në kuadër të kualifikimeve për “Katar 2022”.
Në listë, pos tjerëve gjendet edhe superylli veteran i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, derisa Suedia po kërkon fitore në dy ndeshjet e saja të muajit të radhës, ndaj Kosovës më 9 tetor dhe Greqisë më 12 tetor.
TË FTUARIT E SUEDISË:
Portierë:
Dahlberg, Nordfeldt, Olsen;
Mbrojtës:
Augustinsson, Danielson, Johansson, Krafth, Nilsson, Lindelof, Olsson, Starfelt.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELAT E GRUPEVE
Mesfushorë dhe sulmues:
Cajuste, Claeson, Ekdal, Forsberg, Isak, Kulusevski, Eriksson, Karlsson, Olsson, Quaison, Sema, Svanberg, Thelin, Ibrahimovic.