NË HOLANDË
Ibrahim Dresevic asiston në barazimin e Heerenveenit
28 November, 2020 @23:52
Mbrojtësi i reprezentacionit të Kosovës, Ibrahim Dresevic, ka regjistruar një asistim për ekipin e tij Heerenveen sot në kuadër të xhiros së dhjetë të elitës së futbollit holandez.
Heerenveen posa kishte pësuar nga ADO Den Haag në minutën e 13 të ndeshjes, por s’vonoi shumë dhe përmes asistimit të reprezentuesit tonë, Joey Veerman shënoi në minutën e 16 për të barazuar shifrat në 1-1, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Dresevic ishte startues dhe luajti 65 minuta në këtë përballje. Me pikën e fituar, Heerenveen ka arritur koutën e 18 pikëve pas 10 xhirove të para në Eredivisie, ndërsa në xhiron e radhës do të ketë punë ndaj PSV-së.