KOLN - SCHALKE

Idrizi e Mustafi titullarë përballë Kolnit të Rexhbeçajt
22 May, 2021 @14:56
Blendi Idrizi dhe Shkodran Mustafi janë zgjedhur në formacionin startues të Schalkes në ndeshjen e fundit të Bundesligës që fillon sot nga ora 15:30 përballë Kolnit.
Te Kolni nuk është në formacion fare Elvis Rexhbeçaj për shkak të një lëndimi.
Për Schalken kjo ndeshje nuk ka vlerë për shkak se tashmë e ka siguruar rënien në Bundesliga 2, derisa për Kolnin fitorja është kusht i domosdoshëm për të shpresuar ekzistencën.