SHPËTIM IDRIZI
Idrizi: Kishim shumë mungesa, synuam të paktën barazimin
28 April, 2021 @18:17
Skuadra e Trepçës ‘89 i ka komplikuar punët e saj në luftën për mbijetesë, pas humbjes së sotme përballë Prishtinës me rezultat 3-1.
Këtë humbje trajneri i Trepçës ‘89, Shpëtim Idrizi, e arsyetoi duke thënë se skuadra e tij kishte mungesa të shumta dhe se kundërshtarja aktualisht po kalon në formë të lartë.
“Në këtë takim kemi pasur jashtëzakonisht shumë mungesa për shkak të lëndimeve dhe ndëshkimeve me kartona. Jemi munduar që të paktën të dalim me një barazim përballë Prishtinës, duke e ditur se janë në superformë dhe luajtëm më në mbrojtje. Në pjesën e parë arritëm ta bllokojmë Prishtinën, por në pjesën e dytë goli i hershëm ndikoi në çdo aspekt dhe ishte vështirë të kthehet rezultati”, tha Idrizi për Art Sport.