SHPËTIM IDRIZI

Idrizi: Nuk e kuptoj se si ka mundësi që ai rast të jetë penallti për Dritën
18 April, 2021 @18:01
Trajneri i Trepçës ‘89, Shpëtim Idrizi, pas ndeshjes me Dritën ka shprehur habinë e tij lidhur me vendimet e gjyqtarit të ndeshjes.
Drita e fitoi këtë ndeshje me rezultat minimal 0-1, me golin e shënuar nga penallti nëpërmjet Festim Alidemës.
Idrizi tha se nuk e kupton se si ka mundësi që ai rast të jetë penallti për Dritës, derisa për ekipin e tij në rastin tjetër gjyqtari mbetet i heshtur.
“Kur nuk i konkretizon rastet, normalisht që vjen dënimi. Ndeshja u vendos nga një penallti, të cilën vazhdoj të mos e kuptoj se si ka munësi që ajo të jetë penallti për Dritën, ndërkohë në anën tjetër të mos jetë penallti për ne, kur Faton Maloku i ndërhynë Adenis Shalës. Gjithsesi, unë mbetem i kënaqur me angazhimin dhe përkushtimin e treguar nga futbollistët dhe nëse luajmë kështu nuk do ta kemi problem sigurimin e ekzistencës”, tha Idrizi për Art Sport.