FIBA EUROPE CUP
Igokea largohet nga FIBA Europe Cup
19 October, 2016 @13:35
Ekipi kampion i Bosnjes dhe Hercegovinës, Igokea, ka hequr dorë nga pjesëmarrja në FIBA Europe Cup.
Njoftimin e ka bërë të ditur sot faqja zyrtare e FIBA Europe Cup, që gjithashtu ka theksuar se tri ekipet e mbetura në Grupin I të kësaj gare do të vazhdojnë luftën e tyre, pa ekipe shtesë ose zëvendësime për mungesën e ekipit në fjalë.
Igokea është ekip i Aleksandrovacit në Bosnje, që figuron në Federatën e Republikës Serbe të Bosnjes.
Igokea ka pasur disa konteste me FIBA-në më parë, por arsyet e mospjesëmarrjes së tyre në këtë garë nuk janë bërë të ditura.
Me mospjesëmarrjen e këtij ekipi, në Grupin I për kualifikim më tutje do të garojnë Mures (RUM), Kalev (EST) dhe Vytautas (LIT).