ZYRTARE

Ilir Berisha te Flamurtari
13 January, 2016 @19:58
Skuadra e Flamurtarit ka bërë goditje të madhe në merkato duke siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit prishtinas, Ilir Berisha.
Ekipi vlonjat do të jetë i katërti në karrierë për Berishën, pasi 24 vjeçari më parë ka luajtur për skuadrën e Prishtinës, si dhe për skuadrat nga Suedia, Orebro dhe Gefle.
Përveç Flamurtarit, nëpër mediat nga Shqipëria është thënë që Iliri kërkohej edhe nga kampioni shqiptar, Skënderbeu.