FERRONIKELI

Zhdrella operohet me sukses
13 January, 2016 @18:48
Skuadra e Ferronikelit ka bërë të ditur se futbollisti kryesor i skuadrës, Mentor Zhdrella, ka kaluar me sukses operimin që e ka bërë të hënën në Shkup në nyjen e këmbës së djathtë.
Sipas faqes zyrtare të Ferronikelit në Facebook, Zhdrella tashmë po ndjehet mirë dhe pritet shumë shpejtë rikthimi i tij në fushë.
Zhdrella këtë stinor ka shënuar 5 gola në 16 ndeshje sa i ka zhvilluar në Superligë.