VEDAT MURIQI

Vedat Muriqi (djathtë) në duel me mbrojtësin e Fenerbahçes, Simon Kjaer
Muriqi bashkëlojtar me Mehën?
13 January, 2016 @15:49
Vedat Muriqi mund të bëhet bashkëlojtar i Alban Mehës në skuadrën e Konyasporit.
Garës së dy gjigantëve Fenerbahce dhe Galatasaray për ta transferuar Muriqin, së fundi i është bashkuar edhe skuadra e Konyasporit.
Sipas gazetës së njohur sportive në Turqi, Fanatik, skuadra e Muriqit, Giresunspor, është i gatshëm t’i fillojë bisedimet për ofertat mbi 2 milionë euro, derisa skuadra e Konyasporit po synon ta transferojë 21 vjeçarin duke ofruar para + shkëmbim të ndonjë lojtari.
Muriqi me nëntë gola të shënuara është golashënuesi i tretë më i mirë në Ligën e Parë të Turqisë.