Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8: BALLKANI - MALISHEVA

Ilir Daja debuton me fitore, Ballkani në çerekfinale

Ilir Daja debuton me fitore, Ballkani në çerekfinale


6 February, 2022 @15:00

Sot edhe Ballkani i është bashkangjitur skuadrave që e kanë arritur fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Suharekasit nga 1/8 e finales e eliminuan Malishevën, të cilën e mposhtën 1-0.

Për herë të parë në ndeshje zyrtare, sot Ballkani u drejtua nga Ilir Daja, kryetrajneri i emëruar në fillim të këtij viti kalendarik.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, e goli i fitores për suharekasit erdhi në pjesën e dytë.

SKEMA E KUPËS

Goli i fitores dhe kualifikimit për Ballkanin erdhi nga Albion Rrahmani, i cili ndaj ish-skuadrës së tij shënoi në minutën e 79’ dhe kështu ia siguroi Ballkanit çerekfinalen.

Kundërshtarin e çerekfinaleve Ballkani do ta mësojë pas shortit.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës