Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Ilir Daja pranë Superligës së Kosovës!

Fotot: KFPartizan/fb

Ilir Daja pranë Superligës së Kosovës!


2 January, 2022 @19:54

Trajneri i deritashëm i Partizanit të Tiranës, Ilir Daja, është shumë afër të bëhet trajner i ri në Superligë të Kosovës.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Panorama Sport e Tiranës, mësohet se Daja veçse ka arritur marrëveshje me skuadrën e Ballkanit, që me të përfunduar stinori vjeshtor në Superligë ndau rrugët me Bekim Isufin.

“Trajneri i cili u largua nga Partizani vetëm një javë më parë, ka nisur që në ditët e fundit të dhjetorit kontaktet me klubin e Ballkanit dhe sipas asaj që ka mësuar “Panorama Sport”, palët janë parimisht dakord për fillimin e bashkëpunimit. Klubi nga Suhareka është në kërkim të një trajneri gjithashtu dhe sheh te Daja alternativën më të mirë të mundshme duke llogaritur eksperiencën e tij,” ka shkruar gazeta në fjalë në njoftimin e saj.

Ilir Daja, coach

Gjithashtu aty bëhet e ditur se tiranasi Daja 55-vjeç të dielën ka udhëtuar për në Kosovë për të nënshkruar marrëveshjen me skuadrën në fjalë.

Kujtojmë, Ballkani ka pasur edhe më parë trajner nga Shqipëria, kur kishte angazhuar Bledi Shkëmbin në krye të saj - por korçari ishte larguar pas rezultateve jo frytëdhënëse të skuadrës.

Ballkani për të tretin vit me radhë në Superligë të Kosovës është duke kërkuar titullin kampion! Në dy tentimet e para, portokallezinjtë nga Suhareka nuk e arritën këtë, ndërsa tash shpresojnë që me përvojën e Dajës të ngrisin titullin e parë të kampionit në Kosovë.

Njëra ndër sukseset më të mëdha të trajnerit 55-vjeç është arritja e fazës grupore në Europa Ligë me Skënderbeun në sezonin 2017/18 - që ka qenë arritja më e madhe e një klubi shqiptar në gara evropiane.

Përndryshe, Ballkani ka kryer pjesën vjeshtore të stinorit në Superligë të Kosovës me 33 pikë në pozitë të tretë. Lideri Gjilani ka 35 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga