Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES NDAJ IRLANDËS VERIORE

Ilir Krasniqi shpreson të rriten ftesat për lojtarët e Superligës

Ilir Krasniqi shpreson të rriten ftesat për lojtarët e Superligës


21 September, 2022 @19:23

Futbollisti i Llapit, Ilir Krasniqi, që mori ftesë nga Alain Giresse për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve 22/23 ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros, është shprehur i lumtur me ftesën, ndërsa ka thënë se është pritur shumë mirë nga bashkëlojtarët.

Krasniqi që luan si mesfushor defanziv, por mund të kryejë detyra edhe në mbrojtje, gjithashtu shpreson se në të ardhmen të marrin ftesa sa më shumë lojtarë prej Superligës së Kosovës.

TABELA, ORARI dhe REZULTATET

“Jam mjaft i lumtur që jam këtu dhe për ftesën nga trajneri. Më kanë pritur ngrohtë mua dhe dy lojtarët e tjerë të Superligës. Atmosfera është e mirë, madje shumë më e mirë se sa që e kam menduar. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Kjo po tregon se ndoshta në të ardhmen do t’i jepet mundësia edhe më shumë lojtarëve të Superligës siç jemi ne në këtë grumbullim. Shpresojmë të rritet ky numër në të ardhmen. Pritjet gjithmonë janë maksimale, besoj që t’i fitojmë pikët e plota edhe pse e dimë se do të jetë e vështirë, por shpresojmë më të mirën”, ka theksuar Krasniqi.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve