BARCELONA
Iniesta lëndoi ligamentin
14 August, 2016 @23:12
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka lënduar ligamentin e brendshëm të këmbës në përballjen e parë të Superkupës së Spanjës, ndaj Sevillës sonte.
Iniesta pritet që nesër të kuptojë seriozitetin e lëndimit të tij, ndërsa Sport.es ka bërë të ditur se ai do të duhet të pushojë 10 ditë në rastin e lëndimit të lehtë.
Iniesta 32 vjeç u zëvendësua në minutën e 36 të ndeshjes Sevilla - Barcelona.