Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS 12 VITESH NË ÇEREKFINALE

Inter arrin çerekfinalen e parë që prej 2011

Inter arrin çerekfinalen e parë që prej 2011


14 March, 2023 @23:03

Ka duruar për 90 minuta dhe bashkë me kohën shtesë prej rreth 7-minutash për të siguruar çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve që prej vitit 2011. Inter i është kthyer tetëshes më të mirë të Evropës pas 12 vitesh, ndërsa neroazzurrët e drejtuar nga Simone Inzaghi i kanë bërë ballë sulmeve të Portos në Dragao për të siguruar barazimin 0-0 dhe me golin e shënuar nga Romelu Lukaku në ndeshjen e parë (1-0) kanë shkuar tutje, duke eliminuar Porton e Sergio Conceiçaos.

Kristjan Asllani ka qëndruar në bankën rezervë të Interit përgjatë gjithë ndeshjes, ndërsa krejt në fund të duelit me kartonin e dytë të verdhë, Portoja mbeti pa një lojtar, kur Pepe Aquino doli jashtë.

Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar rastet e ndeshjes

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League