GRUPI F
Inter del si lider nga grupi
28 November, 2014 @0:10
Inter ndaj Dnipros modeste ka hequr të zitë e ullirit për të arritur fitoren.
Ukrainasit arritën epërsinë heret, pastaj panë penalltinë e mbrojtur të tyre nga portieri fenomal i Neroazzurrëve, Samir Handanovic - për të humbur në fund.
Inter barazoi përmes serbit Zdravko Kuzmanovic, për të shkuar në pushim 1-1. Ndërsa pjesën e dytë e luajtën me 10 lojtarë, pasi që Andrea Ranocchia u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në fillim të 45 minutëshit të dytë.
Për fitoren e Interit u përkujdes Pablo Osvaldo, që shënoi në minutën e 50 të takimit, derisa Dnipro luftoi deri në fund por nuk arriti që të shënojë për barazim eventual.
Interit do t’i mjaftonte edhe barazimi për kualifikim, por me fitore ata siguruan vendin e parë në grup.
Në ndeshjen tjetër të grupit, St Ettiene ka vazhduar me barazime. Françezët kanë shënuar barazimin e pestë në pesë ndeshje të grupit.
Ndeshjet e radhës:
Dnipro Dnipropetrovsk - St Ettiene | |||
Qarabag - Inter |
TABELA E GRUPIT F:
1 | Inter | 11 pikë | ||
2 | St Ettiene | 5 pikë | ||
3 | Qarabag | 5 pikë | ||
4 | Dnipro | 4 pikë |