Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUFTA PËR CHAMPIONS - NXEHET EDHE MË!

Inter fiton me përmbysje, i jep Napolit dritën e gjelbër për titull

Inter fiton me përmbysje, i jep Napolit dritën e gjelbër për titull


30 April, 2023 @14:53

Inter ka shënuar fitore ndaj Lazios sot në duelin e zhvilluar të mesditës në Meazza, ndërsa pas pjesës së parë 0-1 në të mirë të mysafirëve, nerazzurrët janë këndellur në 13 minutat e fundit të ndeshjes për të fituar duelin me rezultat, Inter 3-1 Lazio [Lautaro 77, 90, Gosens 83 — Felipe 30].

Me fitoren e Interit lufta për një vend në Ligë të Kampionëve është bëre edhe më interesante në Serie A, pasi që tash Inter, Milan e Roma në pozitat 4, 5 dhe 6 kanë nga 57 pikë! Lazioja mbetet e dyta me 61. Në anën tjetër, fitorja e Interit bën që Napoli me fitore ndaj Salernitanës sot në Maradona të sigurojë titullin kampion, të parin pas 33 vitesh.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A