COPPA ITALIA

Inter kualifikohet tutje, mposht Fiorentinën në fund
13 January, 2021 @17:32
Romelu Lukaku i ka siguruar fitoren ekipit të tij në minutat e fundit të vazhdimeve, në një ndeshje shumë të luftuar kundër Fiorentinës në Coppa Italia.
Arturo Vidal e kaloi Interin në epërsi në minutën e 40’ nga pika e bardhë, për të barazuar Kouame 12 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Rezultati i 90 minutëshit ishte 1-1, ndërsa kur po mendohej se do kishim penallti, Lukaku shënoi në minutën e 119’ për 2-1.
Ndeshja ishte mjaft e tensionuar dhe pati shumë kartonë të verdhë.
Interi në çerekfinale të Kupës do të takohet me Milanin.