REY MANAJ
Inter merr kartonin e Manajt
25 June, 2016 @10:12
Tashmë tapitë e futbollistit të talentuar shqiptar, Rey Manajt, janë krejtësisht në pronësi të Interit.
Nerazzurrët e kanë blerë edhe gjysmën tjetër të kartonit të futbollistit, të cilin e kishte ish skuadra e tij, Cremonese.
Njoftimi është bërë zyrtarisht nga faqja e skuadrës Cremonese.
Manaj ishte transferuar te Interi në qershorin e vitit të kaluar, por atëkohë bardhezinjtë e kishin marrë vetëm gjysmën e kartonit të futbollistit.
19 vjeçari në stinorin që përfundoi ka pasur katër paraqitje në Serie A me Interin, ndërsa në ndërkohë ka bërë debutimin edhe te kombëtarja shqiptare në miqësoren ndaj Kosovës gjatë muajit nëntor.