Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTER 4-2 EMPOLI

Inter merr kreun, topi te Milan

Inter merr kreun, topi te Milan


6 May, 2022 @20:47

Kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund të stinorit në Serie A, Inter duke përmbysur Empolin sonte, ka marrë lidershipin në renditje - edhe pse Milan ka fatin në duart e veta.

Inter ka mposhtur Empolin 4-2 [Romagnoli 40ag, Lautaro 45, 64, Alexis 90+4 - Pinamonti 5, Asllani 28] duke përmbysur epërsinë e hershme të arritur nga mysafirët, që pas golit nga Pinamonti, dyfishuan epërsinë me Kristjan Asllanin.

Por reagimi i Interit ka qenë i menjëhershëm dhe ekipi është këndellur para pushimit me 2-2, për të shënuar edhe dy herë në pjesë të dytë dhe për të arritur fitoren, me dy gola epërsi dhe për të dalë një pikë mbi rossonerët në krye të renditjes.

Tash, topi te Milan, derisa në MarcAntonio Bentegodi të Veronës të dielën mbrëma luajnë ndaj Veronës në përballjen që nis prej 20:45.

Përndryshe Verona nuk ka ndonjë pasiguri në ligë dhe është e qetë në mes të tabelës.

 

Në dy xhirot e mbetuar, Inter i shkon Cagliarit dhe pret Sampdorian. Milan, pos Veronës, pret Atalantën dhe i shkon Sassuolos.

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A