SUPERKUPA E ITALISË

Inter vs. Juventus, sonte për Superkupën e Italisë
12 January, 2022 @11:52
Sonte me fillim nga ora 21:00, Interi dhe Juventusi përballen mes vete në Milano për trofeun e Superkupës së Italisë.
Fituesi i ligës, Interi, përballet me fituesin e Kupës, Juventusin, për ta përcaktuar mes vete fituesin e Superkupës së Italisë.
Këtë trofe më së shumti në histori e ka fituar Juventusi, gjithsej 9 herë, duke lënë pas vetes Milanin (7 herë fitues i Superkupës), e vendin e tretë e ndajnë Interi me Lazion, që këtë trofe e kanë fituar nga 5 herë.
Kjo ndeshje e gjen Interin në formë më të mirë dhe favorit për të fituar, por megjithatë mbetet një finale dhe gjithçka mbetet plotësisht e hapur.