Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTER

Interi me dy përforcime!

REUTERS/Alessandro Garofalo

Interi me dy përforcime!


30 January, 2013 @19:13

Skuadra e heshtur e afatit kalimtar, Inter, ka siguruar shërbimet e dy futbollistëve mesfushorë. Nerrazurët kanë arritur marrëveshje me futbollistin e Stuttgartit, Zdravko Kuzmanovic, dhe atë të Atalantas, Ezequiel Schelotto.

Sipas goal.com, dyshja e re zikaltër pritet të nënshkruajë kontratë nesër pasi të kalohet nga testet mjekësore.

Serbi Kuzmanovic luan si mesfushor defansiv, derisa argjentinasi me nënshtetësi italiane, Schelotto, është mesfushor i krahut të djathtë.

Inter deri më tani kishte bërë vetëm një transferim, duke e blerë sulmuesin veteran nga Lazio, Tommaso Rocchi.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga