CHAMPS

UEFA Official Site
Topi zyrtar i finales
30 January, 2013 @16:29
Gjithçka është duke u bërë gati për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve të këtij viti, që do të luhet më 25 maj në stadiumin Wembley në Londër.
Kështu, UEFA sot ka bërë prezentimin e topit zyrtar të punuar nga firma ‘adidas’, e që do të shfrytëzohet në ndeshjen finale.
Për finalen e madhe të 25 majit, për momentin janë duke luftuar 16 skuadra europiane, ndërsa kampioni aktual i këtij kompeticioni, Chelsea, nuk do ta ketë rastin që ta mbrojë titullin, pasi që ishte eliminuar që në fazën e grupeve.