Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CR7

Në rrezik nga suspendimi

REUTERS/Juan Medina

Në rrezik nga suspendimi


30 January, 2013 @11:38

Portugezi fantastik, Cristiano Ronaldo, mund të brengos në ndeshjen e sontme që skuadra e tij Real Madrid, e luan ndaj Barcelonës. 

Përkundër se është njeriu kryesor te ekipi i Jose Mourinhos, ai do të duhet të jetë shumë i kujdesshëm sonte pasi që është vetëm një karton të verdhë nga suspendimi në Kupë të Mbretit. 

E nëse e merr sonte një karton të verdhë ai nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e kthimit që luhet në Camp Nou. 

Rregullat në Kupën e Mbretit suspendojnë në ndeshjen e radhës lojtarin që ka marrë tre kartonë të verdhë në ndeshje të ndryshme. E Cristiano Ronaldo i ka dy deri më tani, në Kupë të Mbretit. 

Real Madrid dhe Barcelona ndeshen sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të Spanjës. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga