DËNIMI

REUTERS
Prano ose ankohu!
30 January, 2013 @9:16
Pas akuzimit të gjyqtarit ndihmës, Simon Beck, në ndeshje me Tottenhamin se nuk i ka dhënë penallti Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, është dënuar.
Federata e futbollit anglez ka shqiptuar dënim prej 30 mijë funtave (35 mijë euro) dhe një ndeshje mosparaqitje në bankën e skuadrës, për shkak të sjelljeve jo të mira dhe deklaratave tendencioze të Fergusonit.
Tash, kryetrajneri i Manchester Unitedit, ka kohë të mendojë deri të premten në ora 16:00, se a do të pranojë dënimin apo do të paraqitet për dëgjim në gjyq.