URBY

Emanuelson në Londër!
30 January, 2013 @8:52
Futbollisti i përfaqësueses holandeze, Urby Emanuelson, ka qenë shumë kohë në bankën rezervë këtë stinor.
Edhe kur ka qenë në fushë, ai ka ndërruar shumë pozita, duke luajtur si krah në mbrojtje, mesfushor, krahsulmues e ndonjëherë edhe pjesë e trekëndëshit sulmues.
Sipas Italia News, Emanuelson 26 vjeçar, është në Londër ku pritet të kalojë testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën. Milan ka vendosur që atë vetëm ta huazojë, derisa ekipi ku pritet të kalojë holandezi është Fulham.