COPPA ITALIA

REUTERS/Giampiero Sposito
Lazio fiton dramën
29 January, 2013 @23:03
Lazio është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë. Ekipi romak e eliminoi Juventusin duke e mposhtur me rezultat 2-1, derisa ndeshja e parë në Torino kishte përfunduar me rezultat 1-1.
Shikuesit e pranishëm në Stadiumin Olimpik të Romës i kanë shikuar minutat e fundit të ndeshjes me plotë emocione, pasi që në minutat shtesë u shënuan dy gola.
Së pari ishte mesfushori i Lazios Alvaro Gonzalez i cili shënoi për epërsinë 1-0 në minutën 53’. Ndërsa goli i barazimit erdhi atëherë kur të gjithë menduan se ndeshje do të përfundojë me këtë rezultat. Ishte Arthur Vidal i cili bëri që i gjithë stadiumi të mbetet i heshtur në minutën e dytë të lojës shtesë.
Por vetëm një minutë më vonë, sulmuesi italian Sergio Floccari, bëri që gëzimi i Juventusit të mbetet në fyt duke shënuar golin e fitores.
Mesfushori shqiptar, Lorik Cana, u inkuadrua në lojë në minutën 86’ duke e zëvendësuar golashënuesin e parë të ndeshjes Alvaro Gonzalez.
Në finale të kupës Lazio do të takohet me fituesin e duelit ndërmjet Romës dhe Interit.