AFRIKA '13

REUTERS/Mike Hutchings
Nigeria shkon me penallti
29 January, 2013 @19:52
Nigeria ka arritur të shënojë fitoren e parë në Kupën e Kombeve të Afrikës ndaj Etiopisë, pak më parë, me dy golat e sulmuesit të Chelseat, Victor Moses, për të siguruar çerekfinalen në këtë turne.
Çka është më interesante, Moses, të dy golat i shënoi nga penalltia dhe atë në dhjetë minutat e fundit të takimit.
Në ndeshjen tjetër, Burkina Faso barazoi me mbrojtësin e titullit, Zambinë, duke e siguruar veten dhe duke e eliminuar kampionin aktual.
REZULTATET:
Burkina Faso - Zambia 0-0
Etiopia - Nigeria 0-2
TAB. PËRFUNDIMTARE E GRUPIT C:
1. Burkina Faso 5p.
2. Nigeria 5p.
3. Zambia 3p.
4. Etiopia 1p.