XHAKA

REUTERS
Refuzohet oferta e Lazios
29 January, 2013 @15:53
Sipas një informate të lëshuar nga mediat gjermane bëhet e ditur se Borussia Monchengladbach ka refuzuar një ofertë të Lazios për mesufshorin kosovar Granit Xhaka.
Përkundër paraqitjeve jo të kënaqshme me Borussia Monchengladbachun, Granit Xhaka, për momentin nuk do të lëviz nga klubi.
Kështu kanë bërë të ditur mediat gjermane sot, pasi që skuadra gjermane e kosovarit Granit Xhaka, ka refuzuar një ofertë të Lazios për atë.