TURQI

REUTERS/Dylan Martinez
Ferdinand në Bursaspor
29 January, 2013 @14:03
Qendërmbrojtësi i Queen’s Park Rangers, Anton Ferdinand, ka kaluar në ekipin turk Bursaspor, kanë njoftuar mediat turke sot.
Vëllai i vogël i qendërmbrojtësit shumë të njohur të Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka pranuar të kalojë te ish kampioni turksi huazim me mundësi blerjeje në fund të stinorit.
Bursa gjendet në vendin e shtatë të Superligës turke me 27 pikë, 9 më pak se Galatasarayi që udhëheq në tabelë.