ROURA

Pamje nga stadiumi i Real Madridit, Santiago Bernabeu/ REUTERS/ Sergio Perez
S’ka favoritë në Bernabeu
29 January, 2013 @13:01
Nesër mbrëma luhet një El Clasico ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonë në Santiago Bernabeu, e vlefshme për Kupën e Mbretit.
Përkundër se Barcelona udhëheq me 15 pikë ndaj Real Madridit në La Liga, ndihmës trajneri i Barcelonës që aktualisht udhëheq ekipin, Jordi Roura, ka thënë se skuadra e tij nuk është favorite për këtë ndeshje.
“Ne nuk ndihemi si favorit. Kjo është ndeshje kupe dhe duhet të luhen dy ndeshje për të siguruar fituesin e përballjeve,” ka thënë ai për mediat spanjolle, një ditë para ndeshjes së madhe.
Barcelona kishte mposhtur Malagan për të arritur në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, derisa Real Madrid kaloi Valencian.