THE GUNNERS

REUTERS
Beckham sot në Arsenal!
29 January, 2013 @9:58
Lojtari i lirë në treg, David Beckham, ka vendosur që t’ia nis sot stërvitjeve me Arsenalin, derisa të vendosë ku do të vazhdojë karrierën.
Ish ylli i përfaqësueses angleze, tash 37 vjeçar, ai do të ushtrojë me ekipin e parë të Arsenalit për të dëshmuar se është ende në nivel të lartë të përgatitjes së tij fizike.
Të përditshmes, The Sun, kështu i ka bërë të ditur një burim brenda klubit, derisa Beckham kërkohet nga shumë ekipe, por ai nuk ka vendosur ku të vazhdojë karrierën.