AFRIKA

REUTERS/Siphiwe Sibeko
Favoritët shkojnë përpara
28 January, 2013 @20:16
Gana ka arritur të shënojë fitore të lehtë dhe bindëse ndaj Nigerit për t’u kualifikuar në çerkfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Nëpërmjet Gyan Asamoah, i cili ka shënuar dhe ka asistuar, golin e parë respektivisht të dytin, ganezët kanë arritur të sigurojnë herët fitoren, njashtu edhe kualifikimin, duke dalë si të parët në grup.
Në ndeshjen tjetër, përkundër epërsisë së RD të Kongos nëpërmjet Dieumerci Mbokanit, Mamadou Samassa ka barazuar për të dërguar Malin përpara.
Në fakt RD të Kongos iu është dashur vetëm fitorja për të shkuar përpara, derisa Mali e udhëhequr nga Seydou Keita ka arritur që në pjesën e dytë të mbrohet për të shkuar më tutje.
REZULTATET:
Niger - Gana 0-3
RD Kongo - Mali 1-1
TAB. PËRFUNDIMTARE E GRUPIT B:
1. Gana 7p.
2. Mali 4p.
3. RD Kongo 3p.
4. Niger 1p.