SPURS

REUTERS/Ina Fassbender
Holtby kalon në Tottenham
28 January, 2013 @17:11
Lewis Holtby zyrtarisht është futbollisti i Tottenhamit, njofton faqja zyrtare e ekipit anglez.
Mesfushorit të Schalkes i skadonte kontrata në fund të këtij stinori dhe më parë kishte arritur marrëveshje me Tottenhamin për t’u transferuar në korrik të këtij viti.
Mirëpo ekipi anglez arriti marrëveshje edhe me Schalken dhe kështu që Holtby në gjysmë stinorin e mbetur do të luaj për Tottenhamin.
Trajneri Andre Villas-Boas pas lëndimit të brazilianit Sandro, kishte insistuar që transferimi i Holtbyt të finalizohet sa më shpejtë.
Schalke për ta larguar 22 vjeçarin që nga janari është bindur me pagesë të dëmshpërblimit për më pak se 2 milionë euro.