NAPOLI

REUTERS
Xhemajli në ekipin e javës
28 January, 2013 @14:23
Prapa fitores së madhe të Napolit ndaj Parmës dje, përveç sllovakut Marek Hamsik, ka qëndruar edhe shqiptari Blerim Xhemajli.
Xhemajli ka qenë njëri ndër më meritorët për fitoren e napolitanëve në Ennio Tardini dhe tash ekipi i tij i është afruar Juventusit vetëm tre pikë në krye të tabelës.
Përveç Blerim Xhemajlit, vetëm edhe sllovaku Marek Hamsik ka hyrë në njëbëdhjetëshen e javës të Serie A-së nga ekipi i Napolit. Puna dhe lidhja e pasimeve që e ka bërë Blerimi në ndeshje ndaj Parmës si dhe këmbëngulësia e tij - kanë qenë vendimtare në fitoren e napolitanëve, ka shkruar faqja Football e Italisë në arsyetimin e përfshirjes së tij në ekipin e fundjavës.