THE MACHINE

REUTERS/Albert Gea
Rekord tjetër nga Messi
28 January, 2013 @13:31
Lionel Messi, që është definitivisht tashmë, futbollisti më i mirë që e ka parë kjo tokë, ka thyer mbrëmë edhe një rekord.
Ai është bërë lojtari i parë në ligën spanjolle që ka shënuar në 11 ndeshje radhazi, pas golit të shënuar në minutën e dhjetë ndaj Osasunas.
Argjentiasi ka thyer rekordin që deri më dje e mbanin Ronaldo (i vjetri, Luis Nazario de Lima) dhe Mariano Martin - të cilët kanë pasur nga dhjetë gola të shënuar me radhë në ndeshjet e Primera Divisionit spanjoll.