SIRIGU

Then rekordin e Lamës
28 January, 2013 @9:08
Mos pësimi i golit të italianit në shtatë ndeshjet e fundit për Paris Saint Germainin, jo vetëm që i ka sjellë ata në vendin e liderit të Ligue 1, por në ndërkohë edhe portieri italian i tyre, Salvatore Sirigu ka shënuar një rekord impresiv.
Prej mbrëmë, Sirigu është portieri që nuk ka pësuar gol për kohë më të gjatë në Paris Saint Germain. Ai ka thyer rekordin e ish portierit të Parisienëve, Bernard Lama, që ka qenë edhe portier i përfaqësueses françeze.