INTER

REUTERS/Alessandro Garofalo
Befasohet keq
27 January, 2013 @23:02
Inter ka përcjellë shumicën e skuadrave kryesuese të Serie A-së këtë xhiro, duke mos arritur fitore.
Neroazzurrët kanë barazuar me zor ndaj Torinos, e cila përmbysi epërsinë e arritur në minutën e pestë nga ana e rumunit Christian Chivu.
Riccardo Meggiorini ka shënuar dy herë për Torinon, derisa Esteban Cambiasso ka barazuar në 2-2 për të mos u koritur më shumë ekipi i Andrea Stramaccionit sonte.
Pas kësaj ndeshjeje Inter ka 40 pikë dhe gjindet në vendin e katërt, derisa Torino ka 27 sosh dhe gjindet në vendin e 12-të të Serie A-së.
REZULTATI:
Inter - Torino 2-2 (Chivu 5, Cambiasso 67 - Meggiorini 23, 53)