AFRIKA

REUTERS/Rogan Ward
Maroko eliminohet pa humbje
27 January, 2013 @20:06
Nikoqirja e Kupës së Kombeve të Afrikës, Afrika Jugore, ka përfunduar fazën grupore si lider, pasi që në ndeshjen e tretë në Grupin A barazoi 2-2 me Marokon, e cila u përshëndet nga Kupa pa pësuar asnjë humbje.
Maroko para fillimit të Kupës ishte vlerësuar si njëra prej favoritëve dhe eliminimi i tyre u cilësua si befasi, por më e befasishme ishte kalimi i fazës së parë nga debutuesit, Ishujt Cape Verde, të cilët e mposhtë Angolën me rezultat 2-1 dhe u renditën në vendin e dytë në tabelë.
REZULTATET:
Cape Verde - Angola 2-1 (Varela 81’, Heldon 90’ - Neves 33’ AG)
Maroko - Afrika Jugore 2-2 (Adoua 10’, Hafidi 82’ - Mahlangu 71’, Sangweni 87’)
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT A:
1.Afrika Jugore 5p.
2.Cape Verde 5p.
3.Maroko 3p.
4.Angola 1p.