Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAVARIA

Bayerni thellon epërsinë

REUTERS/Kai Pfaffenbach

Bayerni thellon epërsinë


27 January, 2013 @19:33

Bayern Munchen ka fituar edhe tre pikë të reja në Bundesligë. Ekipi bavarez e mposhti Stuttgartin si mysafir, falë golave të kroatit Mario Mandzukic dhe gjermanit Thomas Muller.

Vendasit dhjetë minutat e fundit të ndeshjes i luajtën me një lojtar më pak, pasi mesfushori Martin Harnik u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe më pas me të kuq.

Kosovari Xherdan Shaqiri në këtë ndeshje u inkuadrua në lojë në minutën 88’ duke e zëvendësuar françezin, Frank Ribery.

Me këtë fitore, Bayern e ka thelluar epërsinë në 10 pikë me skuadrën e Leverkusenit, e cila gjendet në vendin e dytë, derisa Stuttgarti ka mbetur me 25 pikë në pozitën e 11.

REZULTATI:

Suttgart - Bayern 0-2 (Mandzukic 50’, Muller 72’)


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga