DROGBA

Drogba në Galatasaray!
27 January, 2013 @17:44
Skuadra turke, Galatasaray, nuk po ndalet me përforcime në këtë afat kalimtar. Sipas kanalit televiziv që ka të drejtat e transmetimit të ligës turke, Lig TV, Galatasaray ka arritur marrëveshje me sulmuesin nga skuadrës kineze Shanghai Shenhua, Didier Drogba, i cili këto ditë po luan për Bregun e Fildishtë në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Nga klubi turk ende nuk ka dal asnjë deklaratë rreth kësaj teme, ndërsa gjithmonë sipas Lig TV, thuhet se Drogba ka arritur marrëveshje me Cim Bom-in për një vit e gjysmë.
Ditë më parë Galatasaray kishte bërë bujë të madhe duke e transferuar holandezin e Interit, Wesley Sneijder.