UNITED

REUTERS/Phil Noble
Manchesteri shkatërrues
26 January, 2013 @21:34
Manchester United pas kthimit nga Katari ku ka qëndruar tërë javën, ka shkatërruar Fulhamin në kuadër të fazës së katërt të FA Cup.
Djelmoshat e Sir Alex Fergusonit kanë shkatërruar Fulhamin në FA Cup për të shkuar më tutje. Si duket djajve të kuq i ka bërë tepër mirë qëndrimi në Katar gjatë gjithë javës.
Robin Van Persie ka pushuar gjatë gjithë ndeshjes, derisa në element ishin ëayne Rooney dhe Javier Hernandez, ku ky i fundit shënoi dy herë.
REZULTATI:
Manchester United - Fulham 4-1 (Giggs 3, Rooney 50, Hernandez 52, 66 - Hughes 77)