GUNNERS

REUTERS/Philipp Brown
Kalojnë Brightonin në fund
26 January, 2013 @18:05
Arsenali përkundër se dy herë ishte në epërsi gjatë ndeshjes së sotme me Brightonin, këta të fundit dy herë barazuan dhe gjithçka shkonte drejt barazimit në fund që do të thoshte edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.
Mirëpo, zëvendësimi i Arsene Wengerit, kur nxorri çekun Thomas Rosicky dhe futi në lojë këmbëshpejtin Theo Walcott doli të jetë i qëlluar.
Walcott shënoi në minutën e 85-të të ndeshjes për t’ia siguruar Arsenalit fazën e pestë të FA Cup.
REZULTATI:
Brighton - Arsenal 2-3 (Barnes 34, Ulloa 62 - Giroud 17, 57, Walcott 85)