WESTFALEN

REUTERS/Ina Fassbender
Fitore polake për Dortmundin
25 January, 2013 @22:49
Djelmoshat e Jurgen Klopp kanë arritur të shënojnë një fitore të lehtë, ashtu siç edhe e kanë pritur ndaj Nurnbergut.
Dyshja polake e Borussia Dortmundit ka shënuar sonte për fitoren e radhës të milionerëve nga Signal Iduna Park.
Jakub Blaszczykowski dy herë dhe Robert Lewandowski një herë kanë shënuar për fitoren, që e dërgon kampionin në vendin e dytë përkohësisht deri sa të luaj Bayer Leverkusen.
REZULTATI:
Dortmund - Nurnberg 3-0 (Kuba 18, 21, Lewandowski 88)