AFRIKA

REUTERS/Thomas Mukoya
Portieri shpëton kampionin
25 January, 2013 @18:51
Portieri i Zambisë, Kennedy Mweene, duhet të jetë heroi i vendit të tij sonte pasi që përveç që ka mbrojtur një penallti të mesfushorit të Chelseat, John Obi Mikel, ai edhe ka arritur të shënojë një penallti në minutën e 85-të për t’ia mohuar nigerianëve tre pikë nga ndeshja.
Në fakt Nigeria ka pasur një pjesë të parë mahnitëse, por pas huqjes së penalltisë nga Obi Mikel, ajo ka përfunduar me barazim. Në pjesën e dytë Nigeria kaloi në epërsi me anë të sulmuesit të Spartakut të Moskës, Emmmanuel Emenike, por kjo nuk mjaftoi për fitoren e parë të Super Shqiponjave në këtë turne.
Pas kësaj ndeshjeje edhe kampioni aktual, Zambia por edhe Nigeria kanë nga dy pikë, pasi dy barazimeve.
REZULTATI:
Zambia - Nigeria 1-1 (Mweene 85 - Emenike 57)