Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DORTMUND

Kujdes para Nurnbergut

REUTERS/Wolfgang Rattay

Kujdes para Nurnbergut


25 January, 2013 @9:57

Borussia Dortmund përkundër se është 12 pikë larg liderit të Bundesligës, Bayern Munchen, pret fitore të sigurtë ndaj Nurnbergut, që po lufton për mbijetesë këtë stinor. 

Ekipi i Jurgen Klopp dihet se është i përgatitur mjaft për këtë ndeshje, mirëpo ideja se ndeshja është e fituar që tash - mund t’i kushtojë shumë kampionëve në fuqi. 

Nurnbergu në anën tjetër, ka marrë sulmuesin e talentuar çek, Tomas Pekhart, që di të rrezikojë shumë dhe do të pres rastin nga kundërsulmet. 

Borussia Dortmund është në vendin e tretë të Bundesligës me 33 pikë, 3 më pak se Bayer Leverkusen në të dytin dhe 12 më pak se Bayern Munchen në të parin. Nurnbergu gjendet në pozitën e 15-të me 21 pikë. Ndeshja hapëse e xhiros së XIX të Bundesligës luhet sonte prej orës 20:30. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga