COPA DEL REY

REUTERS/Jon Nazca
Barça shkon tutje
24 January, 2013 @23:52
Do të jetë viti i tretë me radhë që në Copa del Rey do të luhet El Clasico ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.
Katalonasit arritën të kualifikohen në gjysmëfinale duke e mposhtën Malagan me rezultat 4-2, derisa ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.
Në pjesën e parë loja ishte e barabartë, gjë që rezultoi edhe në semafor pasi lojtarët shkuan në zhveshtore në rezultatin 1-1, ku golashënues ishin Pedro (8’) dhe Joaquin (12’). Ndërsa në pjesën e dytë Malaga golave të Piques, Iniestas dhe Messit i’u përgjigj vetëm me golin e Santa Cruzit dhe kështu u eliminua në çerekfinale të Kupës.
REZULTATI:
Malaga - Barcelona 2-4 [4-6] (Joaquin 12’, Santa Cruz 68’ - Pedro 8’, Pique 49’, Iniesta 76’, Messi 80’)
*Në kllapat e mesme është shënuar rezultati i përgjithshëm nga të dyja ndeshjet.