Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPA DEL REY

Atletico, kundërshtari i Sevillas

REUTERS/Marcelo del Pozo

Atletico, kundërshtari i Sevillas


24 January, 2013 @22:46

Atletico Madrid arriti që ta ruaj epërsinë nga ndeshja e parë kundër Real Betisit, të cilin e kishte mposhtur me rezultat 2-0. Në ndeshjen e kthimit madrilenëve i mjaftoi rezultati i barabartë 1-1 për ta shkruar emrin e tyre në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Në të vërtetë Atletico kishte mundur edhe të dal triumfues në fund të ndeshjes pasi që golit të Diego Costa (45’), Betisi i’u përgjigj vetëm në minutat e fundit të ndeshjes kur Jorge Molina (90’) shënoi nga pika e bardhë.

Në gjysmëfinale Atletico do të takohet me skuadrën e Sevillas, e cila e kishte eliminuar me lehtësi Real Zaragozan.

REZULTATI:

Real Betis - Atletico Madrid 1-1 [1-3] (Jorge Molina 90’ - Diego Costa 45’)

*Në kllapat e mesme është shënuar rezultati i përgjithshëm nga të dyja ndeshjet.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga