AFRIKA

REUTERS/Siphiwe Sibeko
Gana mposht Malin
24 January, 2013 @19:07
Gana ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e dytë të Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi që e mposhti Malin 1-0.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga penalltia, të cilën e konkretizoi Wakaso Mubarak në minutën e 38-të të pjesës së parë të ndeshjes.
Goli i mesfushorit të Espanyolit e ka bërë Ganën aktualisht ekipin me më së shumti gola të shënuara pas dy ndeshjeve, 3.
Me këto tre pikë Gana ka në total 4 pikë, derisa Mali mbetet me 3 pikëshin e marrë nga ndeshja e parë në vendin e dytë.
REZULTATI:
Gana - Mali 1-0 (Mubarak 38)