NEWCASTLE

Newcastle nuk ndalet
24 January, 2013 @18:37
Ekipi nga Premier League, Newcaslte United, vazhdon të përforcohet, duke mbledhur ajkën e ligës françeze.
Skuadra e Toulouse ka njoftuar nga faqja zyrtare se mesfushori Moussa Sissoko është transferuar në Newcastle.
Për dëmshpërblimin e Sissokos, kontrata e të cilit në Toulouse do t’i skadonte në fund të këtij stinori, Newcastle ka paguar 2.5 milionë euro.
Para Sissokos, ekipi i trajnerit Alan Pardew kishte transferuar edhe futbollistët Mathieu Debuchy nga Lille, Mapou Yanga-Mbiwa nga Montpellier, Yoan Gouffran nga Bordeaux dhe Massaido Haidara nga Nancy, që të gjithë nga Ligue 1 i Francës.