FA CUP

REUTERS/Darren Staples
City kalon
26 January, 2013 @17:33
Përkundër mundimit të madh të Stoke City që të pastrojë borën dhe të luaj ndeshjen, e të mundohet me Manchester Cityn për një paraqitje sa më të mirë - në fund ëndërrat ua prishi argjentinasi, Pablo Zabaleta.
Me golin e vetëm të argjentinasit, Manchester City, arriti të shpëtojë nga ndeshja e rikthimit, derisa kreu punën duke dalë në fazën tjetër të FA Cup.
Kështu Manchester City, me në krye Roberto Mancinin vazhdon luftën ende në dy fronte angleze.
REZULTATI:
Stoke City - Manchester City 0-1 (Zabaleta 85)